Pse s’duhet të kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës?

Nga Indrit Vokshi

Paratë po i jep Katari, shtëpitë Turqia, qenin e ushtrinë Kosova, ekipet e shpëtimit Greqia e Italia, me ndihma ushqimore shqiptarët vetë, me gajret na mban Elvis Naçi..! E ne sduhet të kërkojmë dorëheqje, se ska lezet në ketë gjendje! Pse? Çfarë po jep Rama që po iku Rama, nuk bëhet puna? Po jep show, përdorim fëmijësh, akuza për gazetarët, shfaqje idiote të ministrave. Sot kishte çuar dy fëmijë për tu takuar me Ronaldon e Bufonin. Çfarë përfitimi kemi nga ky takim me Ronaldon e Bufonin? Asgjë. Në hotel lukzos, suitë. Të paguar me para taksash, kur shumë mirë ato para mund të ishin shpenzuar për fatkeqësinë. Po u dorëhoq Rama, asnjë punë nuk mbetet pa u bërë, pa merak. Përkundrazi, bëhet edhe më mirë. Mbetet pa u bërë propaganda, ajo po. Kush nuk mundet të jetojë pa propagandë të zezë, le të thotë jo po nuk është koha, jo po nuk është vendi për të kërkuar largim. Ky është njeriu sterr i zi, njeriu i aftë për të përdorur gjakun, zinë, lotin, ankthin, traumën dhe nevojën për siguri, në shërbim të groposjes së të vërtetës. Që njerëzit ta harrojnë se qeveria e tij ka zero kapacitet. Z e r o k a p a c i t e t. Ndaj shfrytëzon gjendjen në shërbim të krijimit imazhit sikur ky gjoja është heroi që zgjidh problemet, madje urdhëron edhe lyerjen e shkallëve. Në të vërtetë asgjë nuk bën. Kot është. Nuk i duhet askujt. Nuk vlen për asgjë. Vetëm po na acaron edhe më shumë me sjelljet e tij të turpshme prej njeriu pa sedër e pa ndërgjegjje. Çfarë halli ka Shqipëria, çfarë halli ka ky! Shqipëria ka hallin se kanë mbetur njerëz pa strehë, pa siguri e pa asgjë, ky ka hallin të shkojë në hotele luksoze e të takojë Ronaldon. Çfarë i duhet ky Shqipërisë? Ky po fyen të gjithë shqiptarët me këto sjellje.