Termeti që na plasi sytë me mjerimin që se kemi parë…

Nga Patrik Sadikaj

Termeti zbuloi diçka që ne, të zhytur në llumin e verbërisë, nuk kemi dashur ta shohim: mjerimin.
Këto ditë pas apokaliptike, kam shkelur shumë gërmadha, por shpirtin nuk ma kanë lënduar vetëm tragjeditë e prodhuara nga termeti. Shpirti është plagosur rëndë nga ato gërmadha që kishte prodhuar jeta.
Sapo kalon Tiranën, varfëria që ka zënë poshtë termeti është sa mijëra termete sëbashku.
Fëmijë në skamje, të rreckosur shfaqen prej vrimave të mureve të sakatosura nga dridhja e tokës.
Mjerim!
Dhimbje!
Trishtim!
Ka momente kur hyjmë në ato vatra të varfra që lotët të mbysin. Shpirti të ther si thikë. Zemra të tronditet nga termeti më i madh që kemi pasur gjithmonë nën këmbë, mjerimin që ka ngrënë pak nga pak këtë vend.
U desh terneti që ky mjerim, kjo varfëri, kjo skamje, të dilte lakuriq në sytë tanë të verbuar nga shkelqimet e rreme të propagandës.
Ky mjerim sot është rrënoja e vertetë që ka lënë termeti, ashtu veshur në rrecka në mes të atyre shtëpive të rrënuara.
Ajo ngrehinë dhimbje ishte shembur me kohë, termeti thjeshtë e hodhi përtokë duke na dridhur të gjithëve ne shpirtin.
Ra ky termet dhe me mjerimin në sy u pamë!

more recommended stories

loading...