A po amniston Rama ndërtuesit?

Kush ka dijeni minimale ligjore, e kupton domethënien e provës në një dënim penal. Apo i shkatërron qeveria provat? Sigurisht po. Kush thotë të kundërtën ose është i paditur ose propagandues pervers.

Rama tha sot kemi kopsot dosjet, me kampion betoni, hekuri, foto objekti etj etj. Mirë mo i çoroditur Kryeministër, nëse i pandehuri kërkon riekspertim, ku ta gjejë pallatin eksperti.

Ta zëmë se eksperti merr provat e dhëna nga policia (me aromë lulesh jeshile, si bari që konsumojnë lopët) por a janë marrë në mënyrë të ligjshme provat?

Të gjithë e dimë që jo, se kodi i procedurës është shumë strikt, për mënyrën si merret prova.

Sipas reformës në drejtësi, afati i përfundimit të gjyqit penal mund të shkojë pesë vite. Lind pyetja retorike, a rezistojnë mostrat e pallateve, për vite me rradhë.

Sna ngelet gjë tjetër veçse të shohim si do i kapë përmes paketës anti-kçk, ndërtuesit…

Erand Likuçi