Banka e Shqipërisë, ka dalë me një vendim “gjigand”


Nga Denisa Daka

Banka e Shqiperise, ka dale me nje vendim “gjigand”, pas nje takimi me drejtuesit e Insitucioneve financiare ketu.
BSH na ben me dije se iu ka kerkuar ketyre te fundit t’u vijne ne ndihme te prekurve nga termeti i 26 nentorit, te cilet kane blere me kredi banesat e tyre.
Vendimi konsiston ne disa “lehtesi” sipas ketyre te fundit.
Kredimarresit qe kane pesuar deme nga termeti apo kane humbur banesat e tyre, do te kene paskesaj mundesine e ristrukturimit te kredise, pa aplikuar kosto shtese ne kete rast, per pjesen e mbetur te huase.
Apo thene ndryshe, nese nje huamarresi do t’i duhej te paguante nje kredi per 5 vite, mund ta paguaje paskesaj pas ristrukturimit te kredise ate per 10 vite (pa u aplikuar norma interesi te shtuara).
Po si mundet te demtuarit, pa çati mbi krye, te cilet humben banesat e gjithshka paten e siguruan pergjate jetes se tyre, per shkak te papergjegjshmerise kolektive te nje orkestre te tere, te detyrohen te vijojne te shlyejne kredite e tyre..
Ndersa shkaktaret e kesaj masakre makabre, te mos mbajne asnje pergjegjesi per gjithekete.
Ne nenin 608 e vijues te Kodit Civil, eshte caktuar ne menyre taksative qe demin ne çdo rast e shperblen ai qe e shkakton, ndersa keto dispozita me shume gjase, nuk do te aplikohen ketej e tutje ketu, si vajten e shkuan punet ne kete vend..