Andrea Stefanin, e vrau kurvi

Nga Edison Ypi

Me Andrea Stefanin më prezantoi hirësia e saj kafeneja.
Unë u fasinova me Andrea Stefanin për shkak të diçkaje që kapërxente të gjitha imagjinatat, për adhurimin të tij të pafundëm ndaj kurvit. Megjithse halucinant, unë ja besova Andrea Stefanit atë adhurim.
Andrea Stefani bënte muhabet me mua i mahnitur nga mbrojtja e pakondicionuar që unë i bëja Doktorit. Megjithse reale, Andrea nuk e besoi kurrë atë simpati.
Serioz, familiar, korrekt, i vëmendshëm, i kujdesshëm, ishin cilësi lehtësisht të konstatueshme tek Andrea.
Që Andrea Stefani nuk kishte asnjë diplomë universitare, kishte qënë ushtarak, kandidat për anëtar i komitetit qëndror të rinisë, më proletar se Marksi, më bolshevik se Lenini, më hilacak se skilja, më helmues se nëpërka, më i pabesë se gjarpëri, këto dhe të tjera që nuk i kam ditur dhe kurrë nuk jam interesuar t’i di, m’i kanë thënë pa i pyetur dhe me zell të papërmbjtur ca ndyrësira që sot bëjnë sikur për Andrea Stefanin u vjen keq.
Para se të shembej diktatura, pak mbi 20 vjeç Andrea kishte nisur karrierë kurviste në gazetën “Bashkimi”. Shembja e diktaturës kishte qënë një tërmet lëkundjet e të cilit Andrean e shoqëruan deri në fund.
Shkruante për Ekonominë, por humbi pare në piramida.
Ishte në krye të IREX për ngritjen cilësore të gazetarëve dhe gazetarisë, por askush nuk e di sa pare shpenzoi, cilët gazetarë instruktoi, çfarë rendimenti pati.
Bëri disa video dokumentarë antikorrupsion të një cilësi neveritëse. Nuk mund të ishin ndryshe ato video përderisa nuk punësoi të rinj të talentuar por ca skërbythje dhe ca veremlinj nga ata që të thonë peqe-lepe mjaft që t’i paguash.
Shkroi shumë. Por ishte tmerrësisht përsëritës. U përpoqa pa sukses ta bëja të shkruante më shkurt dhe të mos citonte aq shpesh. I thosha shpesh; Po ti sikur ha bythë turtulli mor burr i dheut.
Hiqej i pavarur. Por ishte i përkëdheluri i të gjitha zyrave pushtetare majtiste dhe të shoqërisë civile. Tek e djathta nuk konstatoi kurrën e kurrës asnjë cifël pozitiviteti.
Më kishte bërë disa video të shkurtëra ku unë ulurija se Andrean me shokë Doktori do t’i fusi në varr, ose diçka e tillë. Më thoshte gjysëm me shaka gjysëm me kërcënim se një ditë do t’i nxirrte ato video. Nuk e kuptoja nëse e kishte për të mirë apo për të keq. Sa herë ma thoshte këtë i lutesha; Po aman o Andrea nxirri ato të shkreta video se kam shumë qef t’i shoh. Nuk i nxori. Që muhabetin e këtyre videove e kishte pas për keq, u qartësova më vonë.
Pak muaj para se Partia Socialiste të vinte në pushtet u ndeshëm në trotuar. I thashë copë atë që prej kohësh kisha bindjen;
-Ato që ti Andrea bën nëpër gazeta nuk janë shkrime, janë pshurrje.
U nxi. Zbrazi të gjithë qelbin dhe zeherin që mbante përbrenda. Tha diçka të përbindëshme, tmerrësisht të turpshme, diçka që ja hapi barkun në çast, diçka që Andrea Stefanit ja zeron të gjitha, seriozitetin, trimërinë, ndershmërinë, intelektualizmin, qytetarinë. Ja çfarë, fjalë për fjalë, tha;
-Edhe pak sa të marrim pushtetin do më shohësh se çfarë do të bëj.
Pas kësaj mu neverit përfundimisht. Nuk e pashë më me sy. Prita që me të të merrej Zotit. Prandaj u habita kur mora vesh se e kishte marrë në dorë kurvi. Ndoshta me atë që tha i kishte tmerruar të dy, dhe rezultati mund të ketë qënë një bashkëpunim i Zotit me kurvin.
Sa i përket keqardhjes, më vjen më tepër keq për ata që merr Zoti se ata që i merr kurvi. Aq më pak për ata që i merr edhe Zoti edhe kurvi.
Mos ja vini emrin e Andrea Stefanit ndonjë rrugice. Nëse ajo marrëzi do ndodhi, duhet bërë çmos që autostrada e Doktorit, autostrada Tiranë-Elbasan të quhet “Autostrada Ilir Yzeiri”.
Ja kishte me hile edhe kurvizmit edhe Demokracisë. Prej këtij mesi cfilitës Andrean e gjallë e rrëmbeu dhe e vrau kurvi i ngordhur.

more recommended stories

loading...