Tërmeti: efektet në psikikë dhe shtatzëni. Çfarë duhet të dinë çiftet që presin fëmijë

1330 lëkundje sizmike janë regjistruar pas tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit 2019, ndërsa ekspertët e sizmiologjisë shprehen se ska arsye për panik por duhet ruajtur qetësia.

Kemi dashur të analizojmë, me një përmbledhje të shkurtër të disa artikujve shkencorë, cilat mund të jenë efektet psiko-fizike të një ngjarje katastrofike, një katastrofë natyrore, si një tërmet, në mënyrë specifike.

Studimet u kryen kryesisht pas tërmeteve që ndodhën vitet e fundit në Kinë (Sichuan – 2008) dhe në Kili.

Gratë që ishin shtatëzënë gjatë ose menjëherë pas tërmetit dhe që jetonin në zona të fatkeqësisë u  morën në vëzhgim.

Efekti më i menjëhershëm dhe lehtësisht i parashikueshëm ishte një rritje e konsiderueshme në incidencën e depresionit pas lindjes dhe zhvillimin e simptomave të ankthit.

Gratë që ishin martuar për një kohë më të shkurtër kishin më shumë të ngjarë të kishin simptoma depresive; gratë që kishin jetuar në zonat e goditura nga tërmeti për një periudhë më të shkurtër kishin më shumë të ngjarë të vuanin nga depresioni pas ngjarjes. Prania e një konflikti martesor dhe mungesa e mbështetjes sociale ishin faktorët më të dukshëm të rrezikut.

Një fakt tjetër i rëndësishëm dhe mbase më interesant është rritja e lindjes së parakohshme te gratë shtatzëna në 2-3 muaj në kohën e tërmetit. Ky efekt doli të jetë shumë më i dukshëm në fetuset femra sesa te meshkujt.

Prandaj mund të thuhet se një situatë e qëndrueshme familjare (martesa ose bashkëjetesa për një kohë mjaft të gjatë), përcakton një reagim më të mirë psikologjik ndaj ngjarjes katastrofike, mbase për shkak të mbështetjes së ndërsjellë midis partnerëve në mjedisin familjar.

Gjendja e stresit është shkaku i lindjes së parakohshme dhe kjo sjell një rrezik për mbijetesën e të porsalindurit. Prandaj është e dëshirueshme që autoritetet administrative vendore gjithashtu t’i marrin parasysh këta faktorë në menaxhimin e emergjencës, duke përfshirë dhe duke kërkuar ndihmën e psikologëve të specializuar në menaxhimin e ngjarjeve katastrofike.

Për më shumë këshilla dhe informacione, kontaktoni Klinikën GenesisDr. Hysnie Aliko.

Image may contain: text