Popstar Bebe Rexha mbërrin në Bubq: Kam gjak shqiptari, s’do e harroj kurrë…

Këngëtarja Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për të parë situatën postërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Bebe aktualisht ndodhet në shtëpinë e Musa Dacit në Bubq, e shoqëruar nga vajza e Ilir Metës, Bora dhe aktori Bes Kallaku.

Në një deklaratë për mediat, këngëtarja tha se pavarësisht famës që ka marrë nuk do ta harrojë kurrë origjinën e saj dhe se do jetë aty për Shqipërinë.

Ajo tha se do e fillojë punën e saj me ndërtimin e dy shtëpive dhe se dëshiron të kontribuojë në ndërtimin e shkollave.

Ndërsa bëri thirrje për donacione duke theksuar se njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë.

Bebe Rexha: “Dua të sjell ndërgjegjësim ndërkombëtar për çfarë po ndodh në Shqipëri. Jam shumë mirënjohëse ndaj atyre që kanë shpëtuar jetën e shqiptarëve në rrënoja.

Nuk ka rëndësi sa famë kam arritur, nuk do ta harroj asnjëherë nga vij, do kem gjak shqiptari dhe do jem aty për Shqipërinë. Është koha të bëhemi bashkë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri.

E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh.

Do filloj ndërtimin e dy shtëpive. Dua të siguroj që jam përfshirë. Dua të përfshihem edhe në ndërtimin e shkollave. Është e rëndësishme për brezat e rinj.

Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë. “

Këngëtarja gjatë gjithë kohës ka treguar mbështetjen e saj për të prekur nga tërmeti dhe ka premtuar se do ndihmojë familjet e prekura.

Ajo udhëtoi nga SHBA në Bubq për të monitoruar nga afër situatën.

Ndërsa në Instagram shkroi: “Përshëndetje. Më në fund mbërrita në Shqipëri. Po shkoj në fshatin Bubq. Do shohim si janë gjërat dhe do ju mbaj të përditësuar.”