Një mision për STRATEGJI ZHVILLIMI

Nga Sokol Vladi

Objektivi i Shqiperisë duhet të jetë shumë më i madh sesa veç Rindërtimi.
Se sa i madh, ajo duhet të vendoset nga kapacitetet profesionale që ka vendi dhe nga mundësitë që ofron ekonomia globale.

Nëse zona e dëmtuar (nga Durresi, në Rinas, Krujë e Lezhë) ka pësuar 30-50% dëme në vlerë materiale, ateherë duhet krijuar një STRATEGJI ZHVILLIMI e cila, të paktën ja dyfishon vlerën kësaj zone.

Cila është kjo strategji?

Unë mund të jap një propozim , por vlejnë shumë idetë tuaja, të cilat mund të rezultojnë brilante.

Kështu që miqësisht ju ftoj që të jepni ndihmën tuaj profesionale-vullnetare:
1. Të përpiloni shkurtimisht dhe të dërgoni propozimin tuaj, cfarë mendoni ju duhet bërë që ta arrijmë këtë mision. Mund të bashkengjitni materiale mbështetëse.
2. Ta ndani këtë postim me të tjerët që gjithkush të mund të bëhet pjesë, perfshire ketu profesorë dhe studentë nga të gjitha universitetet e vendit.
3. Të theksoni nëse jeni të gatshem ta vazhdoni kontributin tuaj nëse do të duhet që propozimi juaj të shtjellohet.

Gjërat e mëdha ndërtohen duke menduar për atë cfarë është e mundur sot, jo duke menduar shaktarin e dëmit.

Në pritje!
Më thoni cili është mendimi juaj, duke evituar me sa keni mundësi komentet emocionale.