I shau ‘xhuxh’ mikun e tij Dako, Rama përzë nga takimi banoren që e akuzoi për lejet e ndërtimit

Një tjetër skandal është shënuar këtë pasdite në Durrës, ku gjatë një takimi me banorët kryeministri Rama i nervozuar nga akuzat e një banoreje e ka përzënë këtë të fundit nga takimi duke e quajtur provokatore. Gruaja e akuzon Ramën dhe ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, për lejet e ndërtimit që kanë dhënë.

Rama duket se është nervozuar kur gruaja ia ka quajtur Gjushin, ‘Ai xhuxhi…’.

Deri në atë moment Rama dukej çakërqejf, pasi disa banorë po e llastonin, deri duke e quajtur ‘baba.