Bërja shtet u duk me tërmetin

Nga Indrit Vokshi

As qen kërkimi nuk kishim edhe pse paguajmë 1.2 milion euro për Shkollën e Qenve. Emergjencat tona shkuan me duar në xhepa e me një levë në dorë. Tu jemi falenderues shteteve të tjera, jo se duhet tua mohojmë kontributin tanëve. Por kaq takat kanë. Kaq dinë. Kaq munden. Ky kolaps administrativ u tentua të mbulohet me lajme e tituj lajmesh të llojit: “Rama përlotet”, “Rama; i kam si Gregun tim”, “Shikoni si Rama largon Braçen” etj. Më pas doli në sipërfaqe paaftësia tjetër; paaftësia në verifikimin e banesave. Inspektorët e shtetit po i lënë njerëzit në pasiguri të plotë, as po u thonë hyni në banesa, as po u thonë mos hyni, ka prej atyre inspektorëve që u thonë 90% mos hyni, 10% hyni. Njerëzit janë jashtë që prej datës 26. Edhe ky aspekt i kolapsit, tentohet të mbulohet me tituj lajmesh: “Rama ofertë për tryezë..”, “Rama i bërtet Erion Veliajt”, “Nuk është koha për politikë” etj (as koha për paaftësi nuk është, as koha për injorancë, as koha për propagandë). Paaftësia dhe injoranca e shtetit, ka kosto për njerëzit. Njerëzit po vuajnë. Nuk kemi struktura shteti funksionale. Njerëzit paguajnë, me Ramën kanë paguar 2 MILIARD dollarë taksa shtesë, ama paguajnë kot, paguajnë për institucione, ente e struktura që nuk funksionojnë e nuk ekzistojnë. Paguajnë rroga për militantët. Shteti për raste të tilla duhet, se në dasma e ditëlindje shkojmë vetë, skemi nevojë. Mirëpo shteti i “Bëjmë shtet”, u dëshmua se skishte asgjë, sishte kërkund e ndodhej në kolaps. Duhet shtet i vërtetë.