Cilido qe fajëson të tjerët ne çdo rast, vendos te heqe dorë nga fuqia e tij per te bere perpara!


Nga Denisa Daka

Do te kisha zgjedhur te vijoja punen me çdo kusht ne vend te Znj Sako ne kete situate te pazakonte, pas nje ndjese te sinqerte drejtuar qytetareve te ketij vendi padyshim.
Duke i dhene shprese e kuraje çdo qytetari ne ate qytet te trishte e te lodhur tashme..
Duke evidentuar shoqerite e ndertimit qe u bene bashkepunetore ne kete krim, demet ne çdo shtepi a kulm shtepie gjithashtu.
Ne mungese te nje hetimi te mirefillte nga akuza, do te beja pasqyrimin e gjithekesaj bashke me dhjetra njerez vullnetmire e kurajoze kudo ndodhen ne terren, te gatshem per te bere gjithshka munden ne keto momente te veshtira.
Nje grua nuk duhet te dorezohet kur punet nuk shkojne mire a mbroth ne shtepine e saj..
Perkundrazi..
Nje grua eshte krijuar e brujtur per te falur dashuri, mbrojtje e siguri, terheqja, dorezimi a deshtimi nuk kane lidhje me te.
Perpos çdo gabimi njerezor siç tek çdo njeri i gjalle i ndodh, do te kisha bere perpara pas ndjeses se kerkuar, duke mbajtur pergjegjesi per kete detyre te veshtire e delikate, sidomos ne momente kaq te veshtira per qytetin tim…
Çdo grua ne vendin tim me shume gjase..
Ne kete situate te pazakonte te gjithe bashke nuk jemi përgjegjës për atë që bëjmë, por për atë që nuk bëjmë, duke mos fajesuar askend perveç vehtes per gjithshka nuk shkon.
Liri do të thotë përgjegjësi e kjo është arsyeja pse shumë njerëz e kanë frikë kete te fundit, pasi ne çdo rast do te duhet te perballesh me pasojat paskesaj.
Nuk ka viktima të pafajshme, thote Jean-Paul.
Asnje padrejtësi ne asnje rast nuk e justifikon nje padrejtesi te dyte.
Gjithshka do te thuhet per kete rast, nuk do te harrohet lehte.
Gjithshka mesojme ne kete rast, do ta kujtojme gjate.
Askush prej nesh nuk eshte rezultat i rrethanave, por rezultat i vendimeve qe merr, te cilat shenjojne e lene gjurme gjate ne çdo rast.
Askush nuk eshte i lire te shmange pergjegjesite, pasojat e çdo veprimi prioritar posacerisht.
Sikur te isha ne vend te Znj. Sako, nuk do te dorezohesha a dorehiqesha kurrsesi!