Rama po e shfrytëzon tragjedinë për të plotësuar ëndrrën e tij: censurën diktatoriale

Rama po e shfrytëzon tragjedinë për të plotësuar ëndrrën e tij: censurën diktatoriale

Nga Alion Çaçi

Një vajzë është shoqëruar në komisariat sepse u përpoq të na paralajmëronte për një vend të rrezikuar nga tërmeti. Njësoj siç u paralajmëruam për urën e Shkozetit, që ishte krisur, ajo vajzë lajmëroi për diçka tjetër, që mbase kushton më shumë sesa ura e Shkozetit.
Rama nuk do që të përhapet fjala se vendet e rrënuara janë më të shumta se Durrësi dhe Thumana. Ai do që dëmet të duken sa më të pakta, që të mund të konsiderohen të kompensueshme me ato 10mln€ e donatorëve.

Ndaj kërkon lekë në vend të ndihmave, sepse pavarësisht se gjendja e jashtëzakonshme lejon përdorimin e buxhetit të shtetit deri në qindarkën e fundit për të prekurit e fatkeqësisë, ai nuk do ta përdorë sepse i duhet për tendera.

Ndaj përhap lajme që ndihmat po vidhen dhe nxjerr Batonin të thotë se “300 nga të strehuarit në Kosovë nuk i përkasin tërmetit”.

Ndaj përhap një video ku gjasme një polic vjedh ndihmat dhe nxjerr policinë të bëjë një deklaratë vetëm për këtë. E patë gjë policin “hajdut” në fytyrë? E patë momentin e arrestimit? Morët vesh emra? JO! Sepse s’ka asnjë polic. Janë strategjitë e Fugës për të na bërë të japim vetëm lekë.

Ndaj censuron paralajmërimet. Ndër të vetmit që ka kryer arrestime për statuse në facebook ka qenë Erdogani, babai i tij. Rama po e shfrytëzon tragjedinë për të plotësuar ëndrrën e tij: censurën diktatoriale.
Por ndoshta edhe këtë do e konsiderojnë përhapje paniku, kushedi…

Nëse ndodh, kam vetëm një kërkesë:
– Vazhdoni të çoni ndihma materiale dhe ushqime të gatshme, në vend të lekëve, sepse ndërtimi nuk fillon tani. Për momentin duhet bukë dhe gjumë i sigurtë.

KUJDES: Shkrimi/postimi është marrë nga faqja Facebook e Autorit të njohur dhe titulli është i redaksisë së faktor.al.