PALLATI ZHYTET DY KATE NEN TOKE, ÇIFTI KËRKON NDIHME!

Dëme masive ka shkaktuar tërmeti 6.4 ballë i ditës së sotme duke lënë të pajetë të paktën 9 persona, dhe plagosur qindra të tjerë.

Një pallat 6-katësh në Durrës është fundosur dy kate nën tokë për shkak të lëkundjeve të forta të tërmetit që tronditën sot vendin me epiqendër shumë pranë Durrësit.

Nga dëshmitë e personave të tjerë mësohet se pallati ishte i banuar ndërsa njihej si pallati në të cilin ndodhej edhe lokali i njohur “Barons”.

Një çift ndodhet ende nën rrënoja, në katin e dytë që ndodhet tashmë nën tokë. Ata kanë folur dhe kanë kërkuar ndihmë dhe tashmë forcat e shpëtimit po punojnë për t’i nxjerrë.