

Dalin detaje të reja për 37-vjeçarin Klement Cupi që humbi jetën nën rrënojat e një pallati në Thumanë.
Ai ka qëndruar 17 orë nën rrënoja dhe ka luftuar deri në momentet e fundit. Ndërkohë news24 ka publikuar edhe një foto të viktimës, i cili ka komunikuar me ekipet shpëtuese, duke iu thënë se nuk i ndjente pjesët e poshtme të gjymtyrëve, por pak më parë ai ka mbyllur sytë përgjithmonë.
37 vjeçari Cupi ka qenë në shtëpi me dy prindërit dhe vëllain. I vëllai është në spital dhe fatmirësisht ka shpëtuar. Ndërsa prindërit dyshohet se janë nën rrënoja.
Me vdekjen e të riut, numri ka shkuar në 23 persona, por gjithashtu shumë të tjerë mbeten ende të bllokuar nën rrënoja.
more recommended stories
loading...