E RËNDË | Regjistrohen 5 viktimat e parë nga tërmeti 6.3 ballë

Update: ora 7.25

5 të vdekur nga tërmeti 6.4 ballë në Shqipëri/Në Thumanë gjyshja vdes nën rrënoja, nipi nxirret gjallë. Në Kurbin hidhet nga ballkoni nga frika, vdes dhe shoferi.

Update: ora 6. 00

Raportohet për dy viktima për shkak të tërmetit që ra pak para orës 04.00 në zonën e Durrësit.

Raportohen se dy viktimat janë shënuar në zonën e Kurbinit, ku një person ka rënë nga pallati për shkak të humbjes së ekuilibrit nga lëkundjet, ndërsa një tjetër ka humbur kontrollin e makinës gjatë tërmetit duke dalë nga rruga.

Pikërisht kjo gjë ka shkaktuar edhe vdekjen.

Nga të dhënat paraprake raportohet për disa godina të rrënuara në Durrës dhe Thumanë, ku kanë mbetur edhe njerëz të mbetur brenda.

Dyshohet për një viktimë edhe në Durrës.