RamaIK nuk thonë më vetëm demokratët , thirrja është përhapur dhe mes qytetarëve te thjeshtë

Nga Irakli Pina

‘’Çuditërisht’’ , #RamaIK nuk thonë më vetëm demokratët , thirrja është përhapur dhe mes qytetarëve te thjeshtë që ditë pas dite po kuptojnë se jeta , mundi dhe sakrifica e tyre është përbaltur dhe poshtëruar në cdo detaj !

Fatura e dështimeve të qeverisjes skandaloze është e të gjithëve ne , mjafton të shikohen 120 milionë Eurot që do paguhen per ‘’PPP’’ vitin e ardhshëm , ato para dalin nga taksat tona , të familjeve dhe bizneseve tona , një kalkulim i thjeshtë matematikor tregon qartësisht gropën ekonomike ku Shqiperia ka hyrë , gropën që paratë tona duhet të mbushin DETYRIMISHT !

Fatura monetare është njëri aspekt dhe 120 milionë Euro jane asgjë krahasuar me shumën reale që çdo shqiptar ( qoftë dhe fëmijë i porsalindur ) do te mbartë si borxh gjatë jetës së tij për shkak të këtyre politikave monstruoze qeverisëse , aspekti tjeter i pakthyeshëm është dëmi moral e shoqëror që kjo shoqëri po perjeton , shqiptaret po ikin nga sytë këmbët për një jetë më të mirë , për t’ju vlerësuar puna , profesionalizmi , aftësitë dhe mbi të gjitha të konkurrojnë ndershmërisht , pa hijen e miqve , të njohurve , nipave e mbesave të X apo Y …

Shqipëria ka harruar çfarë janë investimet dhe investitorët e huaj , pishtari i fundit është TAP , projekt i qeverisë së mëparshme …
Raporti kontribues / pensionistë është 1 me 0.8 , jemi praktikisht një azil në zemër të Europës !

Këto , nuk janë ‘’çështje të brendshme të ndryshimit të politikave të zgjerimit të BE’’ , janë të shkruara e zeza mbi të bardhë ne dokumentat tanë shtetërorë dhe s’ka ERTV që e zhbën realitetin e hidhur me të cilin përballemi çdo ditë !

more recommended stories

loading...