Kroaci: zgjedhje presidenciale më 22 dhjetor

Zgjedhjet presidenciale në Kroaci do të zhvillohen më 22 dhjetor, bëri të ditur Kryeministri Andrej Plenkoviç. Në këtë garë zgjedhore kundër njëri-tjetrit do të përballen presidentja aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila është kandidatja e partisë në pushtet të Bashkimit Demokratik Kroat, kundër përfaqësuesit të socialdemkratëve dhe ish-kryeministër Zoran Milanoviç. Analizat paraprake sociologjike tregojnë përkrahje më të madhe për Grabar-Kitaroviç (28,6%) kundër 24,3% për Milanoviç. Dy kandidatët e pavarur – Miroslav Shkoro dhe Mislav Kolakushiç kanë përkatësisht 16,7% dhe 14%