Pse jam konservator e jo ndryshe? – Rrëfim i sinqert!


Nga Indrit Vokshi

Ketë fjalën konservator nuk kam dit çfarë është. E kam msu aty ka mosha 20 e pak vjeç. Kur i pashë këta konservatorët se në çka besonin, thashë: “Këta qenkan si ne..”. Jo si ne si popull, por si ne si unë, si shokt, si rrethi. Se tu e menu botën siç është në televizor, kam thanë “Ec se kta t’hujt kshtu janë..”. Por jo. Msova se virtyti i gjermanikëve paska qenë lufta e puna. Krupi gjerman prodhoka armt ma interesante. Priftat e paskan formsu menimin. Himni sot i ndryshum i knohej mretit. Kta po i mrokan vlerat e historinë e tyne, kurse ne po na thonë me ndryshu! Ma vonë msova se ata që na thonë ne me ndryshu, synojnë me ndryshu e me shkombtarizu edhe vendet ku kanë lind, ngaqë janë pa atdhe. E unë gjithmonë, sa dola prej fminisë dmth, këta pleqt me mustaqe e plis të bardhë dhe gratë me veshje kombëtare me at copë t’lëshume prej beli e të harlisun, ma kanë kënaq zemrën. M’kanë dhanë njifar emocioni e kam pezmatu me vete “Sa keq që pak kah pak, po humbin”. Jam friksu e vazhdoj t’jem i friksum se po humb esenca jonë; kemi me i kërku atëherë kur t’konvertohen të gjithë njëlloj por ka për t’qenë vonë. Folklori jonë është fantastik edhe pse elita në thojza ka qenë aq e degjenerume sa fjalën folklorik e ka përdor si fjalë zhvlersuae e fyese, kinse i paditun folkloriku. Skam mujt me e imagjinu që ky vend me ndryshu me themel dhe dhunshëm, sepse kam menu: “Po shqiptart ku meten, si dallohen?”. Ndaj m’frikson shumë ky shpopullimi i vendit. Ku metet Shqipnia po vazhdoi kshtu? Unë kam lind n’nji vend ku 200 metra në veri kam pas’ xhaminë e 400 metra në jug, kishën. Nderimi për to nuk diskutohet dhe as negociohet me asnji filozofi, me asnji zhgënjim dhe, ska sjellje t’keqe t’hoxhës a t’priftit që munet me m’çu drejt vendimit që mos me respektu fenë. Feja është çfarë ka shpall Zoti, jo si mund ta kullandrisin e njollosin kta. Sjam fetar i madh, si me thanë njeri që kryen rite, por e respektoj, se s’arrijnë me dit kta ma shumë se librat e Zotit. Ktij pasioni e ksaj filozofie tashti, na i kundërvihen disa që veten e konsiderojnë modern e kto çka përmenda unë i konsiderojnë prapambetje dhe, deklarojnë se duhet me na emancipu. Kta që kurrë nji punë kujt sia kanë zgjidh. Kta që se kanë provu me i ra dikush telefonit t’tyne e me u thanë kam nevojë me m’nimu e me u çu me dal me tuta, me thanë po, çfarë halli ke? Po qe punë leksh me ua dhanë aq sa ke, po nuk pate me ia marr dikujt e me i marr borxh për atë, veç me ia kry hallin. Kta që nuk munen me zgjidh punë t’vogla se nuk u kërkon kush nihmë, ngaqë ska besim askush tek ta sepse njihen si skutha, kta dun me zgjidh punë të mdha, me përparu vendin. Smunen me qit prej halli nji familje, dun me qit prej halli 1 milion familje. Kta dun me m’emancipu mu, tu dëshmu se ata njohin t’hujt, njohin botën e jashtme. Po unë jam konservator se sjam inferior ndaj t’hujve e as kam hiç marak n’ta. Nuk munesh me m’lanë përshtypje me t’huj. U erdhi rasti e rradha historike, na ndanë e na futën n’kafaz n’kte Shqipni sa është sot, janë ata tashti, kanë kohën e vallzimit. Janë fitus, fitusit i jepet dora, po kjo sdomethanë me u ba servil i tyne. Kta na shiten sikur njohin muzikën e huj, artin e huj, veshjet e huja e synojnë me e paraqit veten disi superiorë n’dije e n’kulturë. Menojnë se kush ka dije e kulturë është si kta, kush nuk është si kta, ska dije e kulturë. Lopt e trasha e anonime; aty i kam simfonitë e Rahmaninofit, barokun e Jean Baptise Lullyt, Handelin, Aleksandr Borodinin, biografinë e Listz, katalogun e historinë e Windsorve e familjeve e të Frankfurtit, Jul Cezarin e Shekspirit, Rembrandin, Velasquezin të cilët noshta nuk i kanë parasysh hiç, se janë klasicizmi. As drogë spi as kam pi, as bixhoz sluj as di me lujt madje, se skam naj knaqsi me u sjell si nëpër filma, si majmun, shif n’filma e imito sjelljet. Pi verë, m’pëlqen, po nuk dehem, nuk munet kush me thanë e kam pa t’dehm. Gjanat janë t’qarta; familje, traditë, fis, komb, miq shqiptarë e t’huj. E kur dun me m’tregu kta emancipimin e grus, m’vjen disi përçmim. Zakoni ka qenë që grun me e trajtu si zoj. Ska nodh diku-diku ma para, se edhe ma para kanë qenë nda; zotni e plejbej. Po kurrë si kam bërtit nji vajze a gruje, me i ra n’shpull as mund t’imagjinohet. Se ka solemnitet femra. E solemnitetin ia di konservatori ma shumë i cili e trajton me status, si zoj, sesa moderni që zhgrryhet banjove t’pubeve e drogohet me të, n’emër t’barazisë, se meqë zhgrryhet vetë, duhet me e zhgrry edhe ata.. se kjo quhet barazi. Jam shqiptar. E di historinë e shqiptarve dhe kam frikë për t’ardhmen e shqiptarve. Ndaj menoj natyrshëm se duhet rujt veçantia e karakteri, traditat e mira e cilsit fisnike të shqiptarit. Kjo është e vetmja siguri. Me i përzi n’turmë, humbim.

E shkrujta edhe me gjuhë siç e flas.