Ish-deputetet e PD takojnë ish-kryeministrin italian Berlusconi

Në samitin e Partive Popullore Evropiane, përfaqësueset e Partisë Demokratike kanë shfrytëzuar mundësinë për të patur një kujtim nga ish-kryeministri italian, foton që e kanë publikuar edhe në rrjetet sociale. Albana Vokshi, Orjola Pampuri dhe Jorida Tabaku janë fotografuar në krah të ish-kryeministrit Berlusconi.
Tre ish-deputetet janë pjesë e delegacionit që udhëhiqet nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili mbajti edhe një fjalim përpara të pranishmëve.