Xhorxh Soros inaguron universitetin e ri në Vjenë, pas dëbimit nga Hungaria

Të premten në mbrëmje, filantropi miliarder George Soros ishte në Vjenë për të hapur universitetin që themeloi – për herë të dytë.

Universiteti i Evropës Qendrore (CEU) ishte vendosur në Budapest, kryeqyteti i Hungarisë, për gati tre dekada. Por tani ajo u zhvendos në Vjenë pasi themeluesi i saj u bë një shënjestër e qeverisë nacionaliste të Viktor Orban gjatë krizës së migrantëve 2015,raporton Financial Times.

Universiteti Z. Soros i themeluar pas rënies së Murit të Berlinit për të edukuar gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve të Evropës Lindore është një nga trashëgimitë e tij më të mëdha. Në 2018, CEU u rendit në mesin e 100 universiteteve më të mira në botë në shkencat sociale dhe shkencat humane.

Shumë studentë shqiptarë, përfshirë politikanë, gazetarë e studiues kanë për fituar nga bursat e Fondacionit Soros për këtë universitet, raporton faktor.al

Presidenti i Universitetit Michael Ignatieff tha se trajtimi i CEU nga ana e Orban është një shembull shumë i qartë i “recesionit të fuqisë Amerikane”. Dhe ai argumenton se, megjithëse ambasadori amerikan David Cornstein, një aleat i Presidentit Donald Trump, premtoi të mbronte CEU gjatë seancave të tij të konfirmimit para Kongresit, ai ka qenë miqësor ndaj z. Orban.

Në këtë ceremoni, Miliarderi Soos njoftoi një investim të ri prej 750 milion euro për të çimentuar vendin e CEU si “anëtar kryesor” të një rrjeti të institucioneve të arsimit të lartë për liberalët.