Rudi Erebara: Opozita nuk gjen zgjidhje nga Facebook për të rrëzuar Ramën, ja pse iki


Nga Rudi Erebara

Atehere. Te me falin miqte se kam munguar edhe do te ik perseri nga Fb se thjesht nuk gjen zgjidhje opozitarizmi me Fb.
Prita nga gushti te behej protesta masive e shqiptareve per renien e rames edhe ngritjen e nje sistemi qe te jete ne kundershti te prere, e zeza ne te bardhe me kete qeverisje qe solli Rama. Nuk ndodhi. Jemi ne nentor. Ne pergjithesi, raportin e kane pse nuk e rrezoi Lul Basha, Ramen. Nuk ishte cudi e madhe edhe dicka e papare, sepse nuk kishin uje ne vere edhe po prisnin ta binte Luli ujin qe u kishte shterur Erjoni.
Gusht, shtator, tetor, nentor po mbaron. Prita te dilnin te votonin sipas dekretit presidencial te Metes, me daten 13, diku, qofte edhe tek Lana, te hidhnin nje facolete simbolike. Hiç.
Po, sistemi eshte i korruptuar sepse eshte nje popull padashje e medashje i korruptuar. Mbi 100 mije shqiptare ne Itali jane denuar per droge ose krime te lidhura me drogen. Pak a shume me statistike, 1 ne 4. Me ponderim cdo 2 shqiptar ne Itali kane lidhje me drogen. Indiferencen e nderkombetareve e kuptoj me kete statistike.
Ne Shqiperi raporti eshte i njejte ne mos shume me zi.
Politikisht sot partia socialiste si parti dhe votues, jane matematikisht te lidhur me drogen dhe krimin perderisa vazhdojne te perserisin veten me vote ndaj kesaj qeverie e ketij shteti qe bie perdite e me poshte sa na kujton me njefare malli diktaturen komuniste te katilit Enver me shoke, te cilet te pakten nuk e mbanin pushtetin me droge.
Te gjitha pritshmerite rane. Ka mbetur ne kembe Korpusi Teatror si fitore mbi krimin, drogen, mafien edhe qeverite me radhe.
Presidenti Meta, me date 22 ka thene se do beje dicka. E mbeshtes si institucion te shtetit te beje dicka sado, si nisje drejt nje kapercimi, por nuk pres ndonje rezultat te madh. Sidoqofte, renia dhe ikja e Rames, nuk eshte thjesht renia dhe ikja e Edit, por e atyre karakurvave edhe burrakurvave qe solli te na qeverisin. Kemi mberritur ne skajin me ferrnaje, kur t’i biem sexhde diktatures, se diktatura nuk kishte analfabete me kobure, cica silikoni edhe muzike hajgare te pakten, per te na qeverisur.
Nese do te isha ne vend te Lulzim Bashes, do te nisja votimet ne parti si votimet e vetme ne vend, per te rikthyer shpresen se ndryshon dicka me vote. Nuk ka asnje kuptim fushata per te bere nje gje me mire ne ferr. Se ne ferr nuk ka shpetim. Duhet shuar zjarri i ferrit ne radhe te pare te kesh shpetim.
Mosbesimi i dukshem elektoral ndaj opozites eshte fatkeqsia me e madhe qe ka pare Shqiperia per se treti. 1946, 1997, dhe sot.
Imagjinoni se ne kete gjendje qe jemi, pa gjykata, pa prokurori, pa polici, pa ushtri, pa shtet ta themi troc, do te kemi per 4 vjet erjon velinat me kajmak bashke me keshillat e bashkive. Kush e di sa do vjedhin? Do vjedhin edhe nuk kane per te paguar askund as haracin e drejtesise se korruptuar. Do vjedhin edhe nuk do te paguajne as nderkombetaret fare.
Keshtu qe ka nje zgjidhje te ikesh, e mundur relativisht, edhe nje zgjidhje te dalesh ne shesh e te rrish derisa te ikin te gjithe bashke per te shpresuar nje formacion te ri.
Pa besim nuk do te shkojme askund. Thjesht, do te kemi Ramen deri ne 2021, edhe veliaj kajmaket deri ne 2022.
Nuk ben Luli. Po mire. Dil e behu Sali ti.