Putin bie në sondazhe, kriza ekonomike dhe reforma e pensioneve i japin goditje

Presidenti rus, Vladimir Putin, mbetet cari i të gjithë Rusisë, por rusët e pëlqejnë atë shumë më pak sesa dikur. Sipas një studimi të publikuar nga gazeta ekonomike Vedomosti dhe kryer nga Levada, Kompania më e pavarur e anketimeve në Rusi.

Në dy vjet, vlerësimi i miratimit të udhëheqësit të Kremlin ra me 10 pikë përqindje. Me pak fjalë të dhënat që nga viti 2014, kur menjëherë pas aneksimit të Krimesë në territorin rus, popullariteti i presidentit ishte në 87%, sot ka rënë pikiatë.

Ai filloi të binte në sondazhe për dy arsye, nga njëra anë një situatë gjithnjë e më e vështirë ekonomike, nga ana tjetër, vendimi i Putinit për të punuar në reformën e pensioneve, duke e ditur që kjo do t’i shkaktonte atij jo pak pasoja nga këndvështrimi i brendshëm.

“Neutraliteti dhe indiferenca janë ndjenjat më shpesh të ndjera ndaj Kreut të Shtetit” shpjegoi Lev Gudkov, president i Levada, duke nënvizuar megjithatë se ulja e kënaqësisë duhet t’i ngarkohet motivimeve ekonomike.

2021 do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Rusisë, për shkak të zgjedhjeve për rinovimin e parlamentit dhe kryeministrit. Në vitin 2023, do të ketë zgjedhje presidenciale të cilat, të paktën në teori duhet të dekretojnë fundin e epokës së Carit.