Policia mbron në arrati Jorgo Kajmakun?

SHCBA nis verifikimet për disa punonjës policie pasi dyshohet se kanë dekonspiruar aksionin për arrestimin e ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut.

Policia shkoi të ekzekutonte urdhërarrestin por Kajmaku nuk u gjet në shtëpi.

Policia e Tiranës e kishte marrë kërkesën për arrestimin më datën 9 nëntor.

Prej gati 10 ditësh ushtrohen kontrolle edhe në banesat e tek disa të afërm të Kajmakut por deri tani pa rezultat.

Ndërkohë një javë pasi është shpallur në kërkim, ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku ka apeluar nëpërmjet avokatit të tij masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga gjykata e shkallës së parë.

Kajmaku kërkon lirinë, ndërsa prokuroria ka vijuar pyetjen e nënkryetarit, Gentian Picari, i cili dyshohet se u emërua nga Kajmaku pas vendimit të KQZ