Miku i opozitës, Hungarezi Oliver Varhelyin zgjidhet Komisionar për Zgjerim i BE’së

Parlamenti Europian ka miratuar sot Oliver Varhelyin nga Hungaria, Komisionar të Zgjerimit të BE’së.

Ky kandidat ka qenë në seancë dëgjimore javën e kaluar, por meqenëse nuk ka arritur t’i bindë plotësisht ligjvënësit e Parlamentit se është i gatshëm për këtë post, atij i është dashur të përgjigjet edhe në pyetje shtesë me shkrim.

Ndërkaq, Parlamenti Evropian e miratoi sot Oliver Varhelyin për Komisionar të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Ndryshe, në total, PE ka refuzuar tre kandidatë nga Hungaria, Rumanica dhe Franca.

Oliver Varhelyin është propozuar në këtë post nga Viktor Orban, i cili ka marrëdhënie të mira me lidershipin e opozitës në Tiranë.