Mbajtja e premtimeve, Basha: Vij me kokën lart para jush. Nuk kam ndërmend të fshihem

“Çfarë detyre kam marrë përsipër, e kam kryer”. Mbajtja e premtimeve, Basha: Vij me kokën lart para jush. Nuk kam ndërmend të fshihem apo t’u ik përgjegjësive që kam dhe që po kërkoj.

Një nga fermerët ngriti shqetësimin që artikulojnë të gjithëi – braktisjen nga qeveria pas premtimeve dhe mosmarrjen e asnjë ndihmë. Fermeri kërkoi nga zoti Basha që t’i takojë sërish pasi të marrë detyrën e kryeministrit dhë jo t’I shmangë ata, sicc bën kryeministri aktual.

“Gjëja e parë që kuptoj është se ka një zhgënjim të thellë. Kanë ardhur, kanë premtuar, kanë gënjyer dhe kanë ikur. Ky është dëmi më i madh që i kanë bërë politikës, duke e bërë më të dyshimtë e më të pabesueshme.”- u shpreh zoti Basha, i cili vuri në dukje se, gjatë karrierës së tij politike, ka dhënë që nuk bën pjesë tek kjo kategori politikanësh.

“Si Ministër i Jashtëm kisha dy angazhime, NATO-n dhe nisjen e diskutimeve për heqjen e vizave për shqiptarët. Sigurisht, kisha edhe detyra të tjera, pasi ishte koha e pavarësisë së Kosovës dhe të siguronim një Kosovë të pavarur Brenda kufijve të saj, pa i cënuar ansjë cm2. Them se këto 3 detyra para kombit, si ministër i jashtëm, i kreva me sukses. Për detyrat e mia si Ministër Transporti, gjykoni jo vetëm nga rruga e Kombit, por edhe nga investimet në qark, rrugët, ujësjelleësa. Nuk mund të kryheshin dot të gjitha, por me aq buxhet sa kishim, 1/6 e buxhetit që harxhon kjo qeveri për fasada, besoj se i kryem disa punë të mira. Si ministër I brendshëm, detyrë mbi detyrat kisha heqjen e vizave për shqiptarët. Kur jua thashë, nuk e besoi njeri dje njerëzit pyesnin “a ka për t’u bërë”. Ky është rekordi im deri më sot. Ccfarë detyre kam marrë përsipër, e kam kryer dhe, prandaj, vij me kokën lart para jush”- tha kreu i opozitës, i cili garantoi qytetarët se nuk ka për të ndryshuar nga ky që është sot, as kur të marrë besimin për të drejtuar qeverinë.

Nuk kam ndërmend të fshihem, as për t’u ikur përgjegjësive që kam dhe që po kërkoj. Prandaj, për t’iu përgjigjur pyetjes- po, do të vij sërish këtu. Do të ballafaqohem, do t’ju shoh në sy e t’ju them “ky ishte plani për të nxjerrë bujqësinë nga kriza, këto janë masat që mora”, për të parë si kanë funksionuar ato për ju dhe ccfarë rezultatesh kanë dhënë për familjet tuaja. Këtu e kudo në Shqipëri nuk kam për t’i ikur ballafaqimit me ju për gjithccka që sot e konkludojmë dhe nesër kam për detyrë ta zbatoj.”- u shpreh kreu i opozitës.