Luani rolin e të heshturit Robert Ndrenika!

Nga Elona Caslli

Z. Ndrenika keni luajtur mjeshtërisht shumë role në karrierën tuaj artistike. Jemi rritur me ju. Kemi besuar tek ju. Ju kemi dashur dhe ju kemi ndjekur.
Në emër të kësaj dashurie dhe vlerësimi të hershëm, ju kërkoj që në këtë pike tragjike ku ndodhet vendi, të luani rolin e të heshturit.

Urimi juaj për një Teatër të ri Kombëtar të ngjashëm me stadiumin e që u inagurua dje, nuk bën gjë tjetër, veçse shton një plagë më shumë në shpirtin e çdo shqiptari.

Heshtni në respekt të Edmond Budinës, heshtni në respekt të Robert Budina, heshtni në respekt të Kastriot Çipi dhe Neritan Liçaj dhe shumë artistëve të tjerë, që nuk janë pajtuar dhe nuk pajtohen me marrëzinë e pashembullt të Kryeministrit në detyrë.

Heshtni, në emër të të gjithë atyre qytetarëve, që së bashku me artistët, kanë më shumë se një vit që kohën e tyre e vënë në funksion të marrëzisë që duket se nuk ka fund.

Heshtni në emër të atyre netëve të bardha që jetohen në sheshin e Teatrit Kombëtar prej pesë muajsh!

Në mos qoftë heshtja nderi juaj, nuk do të jetë të paktën turpi juaj!

Post Scriptum- Z. Ndrenika, heshtni!

more recommended stories

loading...