Hajduti shqiptar çudit policinë italiane: “Zgjohem në mëngjes dhe mendoj të vjedh”

“Kur zgjohem në mëngjes mendoj për vjedhje, të vjedh dikë, çfarë del”. Kjo është mënyra e jetesës së Agustin Ndreca, një 24-vjeçar shqiptar, dhe një nga shefat e grupit të Audit të zi.

Ditët e fundit, një operacion i Policisë së Komisariatit të Aurelio (Romë) çoi në arrestimin e gjashtë personave. Ata arrestuan 6 persona që mbanin përgjegjësi për vjedhjet në vilë, në të gjithë Italinë, veçanërisht në Veri dhe në qendër. Ndreca ishte pjese e grupit te Ermal “Jake” Gjeta, te cilet kane bere shume grabitje dhe i kane rezistuar arrestimit te policise.