EMRAT e 4 shqiptarëve të arrestuar në Itali për drogë

Trafikonin drogë duke përdorur një sistem të ngjashëm me mënyrën e jetëses së dhelprave në pyll. Shqiptarët fshihnin dozat e drogës në vazo hermetike duke hapur gropa nëntokë në zonat pyjore rreth e qark qëndrave të banimit. Kjo mënyrë veprimi i dha emrin operacionit të antidrogës italiane koduar “Dhelprat e Ballkanit”.

Autoritetet italiane kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm fazën finale të operacionit të koduar “Dheplrat e Ballkanit” i cili ka çuar në urdhër arrestimin ndaj 5 personave, 4 shtetas shqiptarë e 1 italian të akuzuar për trafik droge. Gjatë operaconi u sekuestrua dhe 1 kg drogë.

Të arrestuarit shqiptarë janë shtetasit Erjon Maskaj, Bledar Maskaj, Taulan Hoxhaj e Geront Aliaj. Të gjithë janë banues në Itali me leje qëndrimi të rregullt.

Hetimet e operacionit të nisura në mars të vitit 2017 kanë dokumentuar se kjo bandë trafikantësh trafikonte doza droge të llojeve të ndryshme; marijuanë, kokainë, heroinë, hashash duke i fshehur në vazo hermetike në gropa të hapura nënëtokë në zonat pyjore rreth e qark komunës Sestri levante në provincën e Genovas.

Me arrestimet e pak orëve më parë numri i personave të vënë në pranga e të përfshirë në këtë aktivitet është rreth 16 persona.

Shumica e tyre janë shtetas shqiptarë që figuronin se punonin si kopshtarë apo si punëtorë në fermat përreth.

Klientët e tyre ishin përdorues të rregullt droge e kryesisht njerëz të padyshuar e profesionistë si ekonomistë, artizanalë, sipërmarrës etj.

Kontaktet me klientët e me njëri-tjetrin të arrestuarit i kryenin me anë të skedave telefonike të parapaguara që ndryshonin pothuajse çdo ditë.

Për autoritetet italiane ky grup kriminal është ende aktiv në trafikun e drogës e hetimet vazhdojnë për të zbardhur bashkëpunëtorët e tjerë e furnizuesti e tyre të drogës