Çfarë fshihet në videon e Metes? Gazetarja e kronikës jep detaje

Situata politike është tensionuar këto ditë, sa i përket Gjykatës Kushtetuese, në përplasjen mes Presidentit, Qeverisë dhe KED-së.

Të shtunën zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi njoftoi se do të publikohej dhe një video, me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që sipas tij është një bandë që ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Por çfarë ka në këtë video?

Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala u shpreh se bëhet fjalë për disa video.

“Nuk bëhet fjalë për një video të vetme. Janë disa video që janë duke u përpunuar. Janë zëra zyrtarë nga Presidenca që na i kanë thënë. Nuk ka të bëjë më mbledhjet e KED, unë mendoj se shkon edhe përtej kësaj”, u shpreh ndër të tjera Lala.