Ambasadori Borchardt kërkon të flejë gjumë i qetë, me gisht përpjetë shqiptarëve!

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt është shpallur i padëshiruar nga presidenca shqiptare për shkak të sjelljes me protestuesit para disa javësh dhe për shkak se nuk njohur dekretin e presidentit për anullimin e 30 qershorit.

Borchardit duket se ky veprim i presidencës shqiptare i ka cenuër karrierën përderisa sot pas një takimi me përfaqësues të opozitës ka deklaruar:

OSBE organizatë legjitime në Shqipëri, më lini të qetë

Kush e ka shqetësuar zotin Borchardt i cili ka qenë më herët edhe ambasador i Gjermanisë këtu? Askush. Çfarë e shqetëson atëherë këtë zotëri? Pyetjet e gazetarëve të cilët pretendon se i mbron?

Ndoshta zotëria ka të drejtë: në kaq vjet është ndër të paktat raste që diplomatët e huaj shijojnë Shqipërinë për atë që është.