Populli kilen u derdh i gjithi nëpër rrugë! Rrethoi institucionet, Parlamentin, Presidencën e Gjykatat


Nga Ledian Droboniku

Populli kilen u derdh i gjithi nëpër rrugë! Rrethoi institucionet, Parlamentin, Presidencën e Gjykatat.
Dhe i mbajti të rrethuara, deri në plotësimin e kërkesave.

Por çfarë kërkesash?
Për zgjedhje të reja e rotacion?
(Si tallet kasta me shqiptarët prej 30 vitesh)
Jo!!!
Në një vend të kapur nga oligarkia, votimi nuk ka më vlerë!
Një popull bashkuar me intelektualë patriotë, di për çfarë lufton e çfarë kërkon!

Ashtu si populli islandez, populli kilen kërkoi një Kushtetutë të Re!
Një Kushtetutë që përmbys raportet e forcës e ndryshon mekanizmat e pushtetit.
Një Kushtetutë që ul oligarkinë dhe rrit pushtetin e popullit në drejtimin dhe kontrollin e vendit!
Një Kushtetutë që i jep fund modelit neoliberist dhe themelon shtetin social, për një jetë dinjitoze!

E kjo ndodh vetëm me një Kushtetutë të Re!
Fitoret e çdo populli, shkruhen e kodifikohen në një Kushtetutë të Re, që populli e mbron çdo ditë.

Kasta e di dhe prandaj ka ndrshuar Kushtetutën pas oreksit të vet, duke blinduar pushtetin.
Kurse populli nuk e di vlerën e saj.
As gjysëm të shkolluarit.
Për një popull të tillë pa kulturë juridike, Kushtetuta është veçse një letër.

Ja pse këta popuj do kërkojnë shpëtimin tek liderrri e partia e jo tek Kushtetuta.
Ja edhe pse këta popuj, mbeten në skllavërim, injorancë e mjerim.