“Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër, të largohem nga Shqipëria ime e bukur”

Muntaz Kokalari ne nje leter drejtuar bijës së Ymer Vrionit, zonjës Makbule Xomo Vrioni, gruas së Feim Leskovikut, me të cilën ka pasur miqësi familjare. (Kjo letër është botuar në gazetën “Luftëtari i Lirisë”, botim i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve, më 21 nëntor 1944 nr. 8,).shkruan;
“Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër, të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur….Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar, se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua vagabondi Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale……. Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Fëlliqi botën me borxhe. Ne gjirokastritet ja dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura prandaj kërkon të na asgjësojë…”

Fatkeqësisht, në 12 shtator 1944, kjo letër me plot të vërteta ra në duart e Enver Hoxhës. Të dy vëllezërit e heroinës Musine, Muntazi dhe Vesini, së bashku me kushëririn e tyre, Surja Kokalarin, u arrestuan dhe u pushkatuan pa gjyq në bodrumet e hotelit “Bristol”me 17 Nentor 1944. Në atë kohë, vetëm nga fisi Kokalari i qytetit të Gjirokastrës, u shfarosën edhe këta intelektuale komshinj të Enverit: Salim Kokalari, Izvi Kokalari, Isa Kokalari, Verra Kokalari, Emin Kokalari etj. Ndërsa Munir Kokalarin, udhëheqja e degjeneruar, me sjelljen e tyre të poshtër e detyruan të vrasë veten. Nuk flas për të dënuarit e të pushkatuarit në Kokalar në Durrës, si pedagogun Salim Kokallari etj., qoftë edhe për internime deri tek motra ime me gjithë familje, që duan kapituj librash më vete për t’i shkruar ku kanë arritur komunistët, me nxitjen e grekeve, që prishën dhe varrezat tradicionale të këtij fisi me të kaluar të vjetër kombëtare, ku mbi këto varreza, mbi kockat e Kokalaranjve, sot është ngritur vila e konsullit grek të Gjirokastrës. Vlen të theksohet vepra kombëtare e kushëririt të Musinesë, e arsimtarit Tajar Kokalarit, që ka lokalin në treg kundrejt konsullatës greke të Gjirokastrës, të cilit i grisën flamurin kombëtar armiqtë e Shqipërisë, që e mbante ngjitur në dyqan. Ndërsa shtëpinë e Sami Kokalarit, ku pjesa më e madhe ishte e tij, komunistët e shpallën: Shtëpia Muze e shokut Enver Hoxha.