

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se është skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.
Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Ndërsa paralajmëron se një video po përgatitet.
“I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantet e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!”, shkruan Meta.
more recommended stories
Prishja e godinës nr.15| Imami: Rama ka bërë përpjekje të shkatërrojë çdo simbolikë në të cilën ai nuk ka qënë pjesëmarrës
“Ah shkallët! Xix! Xix! Ka lezet!”| Rama tallet sërisht keq Erion Veliajn
Ministri i Jashtëm i Zaev: BE të na ndajë nga Shqipëria!
Majko shigjeton Ramën për Turqinë: Italia është një mik, që është vëlla për ne