Albin Kurti kundër luksit të VIP, ulet përsëri në stadium në anën e tifozëve të thjeshtë

Lidere i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për të përcjellur ndeshjen Kosovë-Angli.

Kurti përsëri gjendet në anën lindore të stadiumit së bashku me tifozë të thjeshtë dhe anëtarë të tjerë të VV’së.

Por Kurtit, aty janë edhe anëtarët e VV’së: Fitore Pacolli, Xhelal Sveçla, Sali Zyba e Rexhep Selimi ndaj të cilit Gjykata Speciale ka lëshuar një ftesë për paraqitje si i dyshuar.