Pse klikat diktatoriale mbajnë kushtetutë edhe pse nuk u duhet?


Nga Indrit Vokshi
E mbajnë për ta mbështjellë me legjitimitet, banditizmin e kollarisur. Për t’i thënë botës se jemi shtet, formalisht, a funksionojnë si bandë praktikisht. Enver Hoxha kur i thanë në 1967 se nuk mund të goditet ashtu feja pasi e ndalon ligji, tha: Ligjet tona nuk mund të na ndalojnë të bëjmë atë që duam ne të bëjmë, se tonat janë. Tashti, këta, Ramën, Hulusiun, Elisën e Taulantin, ligjet e tyre do i ndalojnë? Banda njeh vetëm forcën dhe nënshtrimin, nëse vjen një pushtet me i fortë e më i dhunshëm, zbatojnë ligjin e atij pushteti, prej dhunës jo prej dëshirës. A për etike e respekt për institucionet, ta harrojmë, sdo i zbatojnë kurrë.