Axhami: Bashkimi Kombëtar kërkon rikthimin e Mbretërisë kushtetuese parlamentare


Nga Shpetim Axhami, Kreu i PLL

Koha po kërkon, gjithnjë e më shumë,mbretëri kushtetuese parlamentare.

Partia Lëvizja e Legalitetit, kërkon mbështetje të programit të saj, nga e gjithë pjesa e shëndoshë e shoqërisë, duke filluar nga rinia, si pjesa më e pavarur dhe mē shpresëdhënëse e jona.

Gjithnjë e më tepër po del në dukje, se vetëm në një sistem mbretëror, vendi dhe kombi ynë do të gjejë stabilitet.

Interesi kombetar, nē çfardo lloj rrethane, duhet të vihen në plan të parë.

Problemet madhore kombetare, kur të drejtën e ushtrimit të funksionit të kryetarit të shtetit do të e kishte mbreti, nuk do dilnin në treg të lirë rajonal dhe me gjërë në mënyrë individuale, nga askush, kushdo qoftë Ai, por do të shiheshin me seriozitet dhe mbi gjthçka do vihej interesi i gjithë bashkombësve kudo ku janë ato.

I ashtequajturi “Shengeni Ballkanik” do ishte i pakuptimte, duke anashkaluar pjesën tjetër të kombit tonë siq është kryesisht Kosova, kjo duke parë raportin dhe qëndrimin e Serbisë me këtë rajon tonin, me të cilin sa më shpejt, duhet të filloj bashkimi kombëtar. Mbret i gjithë shqiptarëve.

Tendencat politike, duke krijuar ngërçe në krijimin e institucioneve kushtetuese shumë të domosdoshme për ne, kanë vetëm një emër, tendencë për kapjen e ketyre institucioneve nga politika e korruptuar, për të patur influencë mbi këto institucione.

Këtyre tendencave do ju vinte fundi, vetem me një kryetar shteti jo politik dhe gjithperfshirës sic është Mbreti.
Rendi kushtetues, shteti ligjor, me institucione të pavarura, do të ishte shumē më funksionale, duke i dhënë fund krizave, krimit, korrupsionit dhe tranzicionit.

Të bashkojmë vlerat rreth nesh, për të ngritur nē nivelet e duhura vlerat tona kombëtare, duke berë të mundur sa më shpejt ndryshimin e sistemit në Shqipëri.