Erdogan takon Trump: Kërkohet ekstradimi i Gylen

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në Uashington ku pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump. Vizita vjen në një kohë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të ulët në 40 vitet e fundit.

Para nisjes në SHBA, Erdogan tha në një konferencë për shtyp se kërkon të hapw një faqe të re bashkëpunimi me amerikwn.

Siria, Rusia dhe sanksionet amerikane që kanë tronditur ekonominë turke janë çështjet kryesore që do të dominojnë axhendën e bisedimeve të Erdogan me presidentin Trump.

Operacioni ushtarak turk në Siri për krijimin e korridorit të paqes që do të shërbejë për zhvendosjen e 3.5 milionë refugjatëve që ndodhen sot në Turqi, do të diskutohet gjerwsisht.

Dy presidentët do të flasin për zbatimin e marrëveshjes së 17 tetorit për të ndaluar operacionin turk që lejonte kurdët të tërhiqeshin nga zona e sigurt. Ankaraja thotw se luftëtarët kurdë janë një zgjatim i Partisë Popullore të Kurdistanit e cila ka zhvilluar një fushatë brenda Turqisë prej vitit 1980.

Në fokus do të jetë edhe kërkesa e Ankarasë për ekstradimin e Fetullah Gylen, kreut të organizatës turke feto, të cilin Erdogan e ka shpallur terrorist dhe përjgjkegjësin kryesor për grushtin e shtetit në korrik të 2016.

Dy homologët do të bisedojnë edhe për për blerjen e sistemir raketor mbrojtës S-400 të Turqisë nga Rusia. Pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-ve dhe NATO-s, Ankaraja nuk u tërhoq nga plani I saj.