Për çfarë e rrëzuam shtatoren e diktatorit, kur akoma vazhdojmë me frikë edhe sot?

Nga Eva Idrizllari

Ne Shqiperi absolutisht nuk ka liri. Edhe keto 30 vjet, ashtu si ne regjimin e dikurshem diktatorial, frika vazhdon. Shoqeria shqiptare nuk e ka vrare ende friken. Madje frika eshte blere. Dhe eshte paradoksale, sepse shoqeria shqiptare hiqet kaq bashkekohore (bullshit), liberale (bullshit), patriotike (bullshit), kur praktikisht eshte kaq frikacake dhe e neshtruar ndaj diktatit te pushtetit (si ne nje regjim diktature): nuk guxon te denoje padrejtesite, te solidarizohet me te drejtat e njeriut, kauzat civile, madje arrin deri aty sa te mbyse brenda vetes edhe ndjenjat me humane, sepse ka frike se mund te humbase privilegjet dhe interesat jetike te varura nga pushteti.
Imagjinoni ku ka arritur frika e burgosur e qytetarit te nenshtruar nga pushteti politik, ka frike t’i beje edhe “like” ne fb nje miku qe kritikon veprimet korruptive te pushtetareve. Mentaliteti nuk ka ndryshuar, njelloj si ne diktature. Kane kaluar 30 vjet nga ndryshimi i sistemit politik dhe shoqeria shqiptare akoma nuk e ka fituar lirine e vertete ashtu si shoqerite e Europes. Perkundrazi vazhdon me kulturen totalitare si nje shoqeri sklleverish te nenshtruar, qe heshtin, bejne sikur nuk shohin, sikur nuk degjojne, por ndihen te detyruar t’i bejne elozhe dhe propagande kastes ku sherbejne.
Nje shoqeri pa liri eshte tregues i mungeses se Demokracise.
Pra ne Shqiperi nuk ka Demokraci. Nuk ka nje shtet te qytetareve te lire. Shqiperia nuk ka nje sistem mbi lirine. Shqiperia vazhdon ne diktature. Nje diktature moderne, qe e ka blere lirine ne kembim te sherbimit ndaj pushtetit.
Me revolton fakti i mungeses se qytetareve te lire ne Shqiperi. Tmerr.