Opozita jemi ne

Nga Marlin Muca

Ndërkohë që Policia ndërhynte dhunshëm në Astir, shumëkush pyeste: Ku është opozita? Ku jane grupet e gatshme? Ku janë njerëzit e Shaban Memisë? Ku janë molotovët dhe djemtë e veshur në të zeza që përballeshin me policinë? E teksa mijëra pikëpyetje lindin pas cdo përgjigjeje të dhënë, një mendje e mprehtë mund të kuptojë se sot në Astir nuk mungonte vetëm vetëm opozita fizike. Sot në Astir mungonte populli. Mungonim ne. Mungoja unë
Ne jemi opozita e vërtetë dhe e gjithëhershme përballë pushtetit. Pavarësisht partive që vijnë në pushtet dhe bindjeve tona, qytetaria është gjithnjë në perballje me pushtetin e zgjatimet e tij nw pwrpjekjen e natyrshme kundwr të drejtave e lirive tw qytetarit. Pritja që ne kemi ndaj opozitës partiake është rrjedhojë e distancës së kahershme që qytetari ka krijuar ndaj alteregos se tij politike, njw braktisje e detyrimeve si qytetar dhe lëshimi drejt një qasjeje pasive nw raport me jetën shoqërore e politike në vend. Sot ne nuk jemi më kafshë politike, por shtazë që presin padronët idhnakë të na hedhin kohë pas kohe qoftë edhe vëmendjen e tyre të paktë ndaj halleve dhe shqetësimeve tona.
Për sa kohë do të ruajmë këtë alergji për politikwn, politika dhe aktorët e saj nuk do të na llogarisë fare në ekuacionet e pushtetit. Koha që jetojmë nuk pranon më pushtete që fitohen me lëvizje popullore, port w atilla që merren me kalkulime e llogari të ftohta tavoline. Në këto kushte kur masat janë përjashtuar në mënyrë drakoniane nga tepsia e pushtetit, zgjidhja mbetet te individët e angazhuar të shoqërisë për të përfaqësuar interesin qytetar në vendimmarje
Nga ngjarjet e fundit në Astir, ne kuptojmë se fryma jopolitike nuk është një dëshirë e natyrshme për të përmbysur klasën politike, por një frymë e induktuar nga pushteti që synon ta largojë përfundimisht qytetarin nga e drejta e politikbërjes, pë t`ia lënë këtë të fundit të paktëve që gëzojnë pushtetin politik e ekonomik të sotëm. Nëse vertetë opozita nuk ishte sot në Astir, nëse njerëzit me të vertetë janë të lodhur me realitetin politik të vendit, nëse vërtetë ata duan një klasë tjetër politike, sot Unaza do të ishte një kauzë e fituar e jo një rrënojë e kalbur e demokracisë shqiptare.
Njerëzit nuk janë mësuar të urrejnë opozitën në emër të një alternative të re apo fryme të re politike. Njerëzit janë mësuar të urrejnë opozitën që të mos bëjnë vetë opozitë. Kjo paradigmë e re ruan status quonë dhe mban në pushtet një forcë politike që ka në dorë të gjitha frerët e që tani po luan ndyrë me shtresat tona shoqërore.
Astiri është vetëm preludi i vrasjes së demokracisë që po ben apolitizmi në shoqëri.

more recommended stories

loading...