SHBA duhet të kuptojnë që me Komunistët nuk bëhet reformë në Drejtësi

Në 24 qershor të 2007 në një samit të Energjisë në Zagreb, presidenti i Republikës së Shqipërisë do të çudiste të pranishmit, duke kapur për dore Vladimir Putin dhe folur rusisht me të madhe. Qeshte e thoshte: di rusisht. Edhe ai bëri një reformë në drejtësi, sipas tij. Dhjetëra transferime të gjyqtarëve që kalonin në KLD thuhej në qarqe mediatike që paguanin nën dorë për të ardhur në Tiranë ose Durrës.  Në 2015 Putin do ta dekoronte Moisiun për kontributet në luftë e dytë Botërore!?
Sot një tjetër ish president i Shqipërisë ka mbajtur një fjalë në Shangai ku i thur lavde haptazi Xi Jinping dhe kritikuar doktrinën Trump për botën. Rexhep Meidani thotë se, analiza e Xi Jiping ishte speciale për të lexuar globalizmin.

Në interpretimin e tij, Presidenti Xi, ndërsa ai po mbështeste globalizimin, ai ka injektuar ide të reja për marrëdhëniet ndërkombëtare të shekullit XXI, ndryshe nga teza kryesore e doktrinës së Presidentit Donald Trump: “America First”, bazuar në proteksionizmin ekonomik kombëtar. Mbi të gjitha, koncepti i Trump, i orientuar në drejtim të kundërt, ka çuditur të gjithë botën. Në mënyra të ndryshme, propozimet e Presidentit Xi, në procesin e globalizimit, pasqyrojnë interesat kryesore të shoqërisë njerëzore… Dhe për këtë, Kina po luan një rol proaktiv dhe konstruktiv përmes nismave të ndryshme.

 
E përbashkëta e dy ish presidentëve është formimi i tyre antiImperialist, i mbrujtur në regjimin komunist dhe milituar në partinë Socialiste. Dy presidentët e PS kanë qenë në mënyrë shtinjake properendimore, por në fakt kanë mbështetur instalimin e një regjimi hibrid, gjysmë demokratik dhe në të gjitha aspektet e saj, jo perendimore.

Nuk është çudi që sapo të mbarojë edhe kjo reforma në drejtësi, që po bëhet me paratë taksa të amerikanëve dhe evropiane, me emërime e çmërime nga ana e Vetingut të politizuar, do të shikojmë që do të dalë një tjetër lider antimperialist kundër SHBA. Komunistët shqiptarë nuk janë reformuar kurrë, as bijtë e tyre, që janë zyrtarë të lartë.