Ndërkombëtarët do i shkojnë në fund reformës në drejtësi, pavarësisht shkeljeve flagrante!

Votimi i sotem i Parlamentit per 2 anetaret e Gjykates Kushtetuese eshte ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e Shqiperise. Kjo eshte e Verteta.
Kushdo qe ka frike nga e verteta ben mire te kujtoje se edhe Papa Urban gaboi me Galileon. Kur gaboi Vikari i Krishtit ne toke imagjinoni te tjeret. Ndryshimi mbase eshte se Papa gaboi ngaqe ashtu besonte por jo sepse e dinte qe ishte gabim por duhet ta denonte.

Sado qe therrasin qe emerimi eshte sipas kushtetutes, e verteta eshte e kunderta.

Kushtetuta e Shqiperise neni 179 pika 2
“Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.”