U rrah në Këlcyrë| Shokët e ekipit, biznesi e bashkia dhurojnë para për operimin e kapitenit

Arlind Xaka do ti nënshtrohet një ndërhyrjes kirurgjike për të rregulluar problemet e pësuara pas dhunës së pësuar në ndeshjen ndaj Këlcyrës.

Një pjesë të mirë të shpenzimeve të ndërhyejes përtë cilën ka nevojë lojtari i Maliqit e kanë marrë përsipër ti përballojnë vete.

Për të ardhur në ndihmë kapitenit të tyre, lojtarët kanë vendosur të grumbullojnë një pjesë të konsiderueshme të rrogës mujore si dhe kanë kërkuar ndihmën e bizneseve.

Vetë futbollistët me nismën e tyre kanë kërkuar mbështetjen e bizneseve për të plotesuar shumën prej 2100 eurosh që nevojiten për ndërhyrjen në nofull të kapitenit të tyre.

Një pjesë e shumës do të mbulohet edhe nga këshilli bashkiak i Maliqit i cili ka shprehur gatishmërinë për tiu gjendur në ndihmë lojtarit.

Xaka në ndeshjen e fundit të kategorisë së dytë ka rënë viktimë e dhunës së ushtuar nga lojtarët e Këlcyrës duke pësuar demtime në nofull.