Thirrja e Vetëvendosjes për të organizuar tubim për “”bashkim Kombëtar”, i shërben Edi Ramës


Nga Desada Metaj

Thirrja e Vetëvendosjes për të organizuar tubim të “Bashkimit Kombëtar” është thjesht një fletë e shkëputur nga propaganda e Rilindjes. Në një vend pa shtet, pa rend, te varfër, me një shoqëri në kufijtë e kriminalitetit, me një kryeministër që nuk zgjedh dot bashkëpunëtorë por vetëm banditë, nuk ka komb por emergjencë kombëtare!
Ndaj çdo organizim i tillë populist “kuq e zi” nuk është as më shumë e as më pak vetëm se shtojcë edramiste. Si fotot e “dëshmorëve” ne Bulevard, përrallat me agjenturë ruse apo emri i Pallatstadiumit…. thjesht dhe vetëm për të narkotizuar dhe tërhequr vëmendjen nga problemi kryesor i shqiptarëve sot : Krimi dhe Banditizmi!