Ngjarja që ndryshoi rrjedhat e historisë

Nga Jusuf Buxhovi

*Rënia e Murit të Berlinit para 30 vitesh, krahas bashkimit gjerman, njëherësh i hapi rrugë disa zhvillimeve historike ndër më të rëndësishmet e shekullit të kaluar: rënies së polaritetit bllokist, shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik e me këtë edhe të rrënimit të sistemit komunist. Kjo ngjarje, po ashtu, ndikoi proceset e filluara të shpërbërjes së Jugosllavisë, me ç’rast Kosova u shkëput nga sundimi i Beogradit për të përfunduar si shtet i pavarur.

Krahas ndryshimeve epokale, që solli Rënia e Murit të Berlinit në planin botëror gjeopolitik dhe atë gjeostrategji, pati ndikim të drejtpërdrejt edhe në zhvillimet që çuan te shpërbërja e ish Jugosllavisë, e me këtë edhe te proceset që shtetësinë e Kosovës e vunë në binarët e pakthyeshëm historik.
Natyrisht se në këto zhvillime, rrëzimi i Murit të Berlinit, nxiti shqiptarët e Kosovës dhe të ish Jugosllavisë në dy drejtime:
a) që të rrënonin monopolin e Lidhjes Komuniste dhe
b) të lirohen nga ripushtimi serb.
Kjo u pasqyrua me angazhimin e shpejtë dhe të gjithanshëm të elitës politike të Kosovës, nën drejtimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës për ta themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës, të parën parti politike me frymë perëndimore, që shpejt u kthye në një lëvizje kombëtare, që mori përsipër këto procese historike:
a)rrënimin e strukturës së Lidhjes Komuniste si dhe
b) shkëputjen nga Serbia (me Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe Kuvendin e Kaçanikut me 7 shtator 1990.)
Në këtë rrugë, intelektualët e Kosovës, duke u rreshtuar në anën e drejtë historike, patën ndihmën e drejtpërdrejtë të SHB-ave dhe të Gjermanisë si dhe mbështetjen e tyre të plotë.
….

more recommended stories

loading...