Kishin dalë lesbiket në protestë!

Nga Indrit Vokshi

Se çfarë kanë, askush nuk di. Se kush po i shqetëson, askush nuk sheh. Mirëpo dalin sepse duan të na sensibilizojnë ne “të tjerëve”. O me na sensibilizu o ska. Nuk bën që të jetojmë të pasensibilizuar. Sensibilizim pa kundërshtim. Sensibilizimi si rruga e vetme. Nuk na nis dita, nuk na ecën ora e nuk na ngrys darka po nuk u sensibilizuam për gjërat personale të atyne. A mundemi ne të jetojmë të pasensibilizuar e të painteresuar për atë çfarë ata kërkojnë? A mundemi thjesht të mos duam tia dimë? Jo, nuk mundemi. Duhet patjetër të jemi të sensibilizuar, me hir e me pahir, me zor a me dëshirë, përndryshe, po nuk u sensibilizuam, quhet se ne kemi një problem. Se smund të mos e kemi një problem, o prapambetje, o keqedukim, o deformim, diçka ka këtu, pse spo sensibilizohemi për gjërat personale të disa njerëzve të tjerë. Kemi një problem fort të madh, sepse sensibilizimi mbi gjërat personale të atyne, përcakton sa kulturë kemi, sa njerëz të mirë jemi, madje edhe sa vlejmë, sensibilizimi është çmimi; kështu e kanë thurur propagandën. Unë psh nuk e kam tek prioritetet e mia jetësore çështjen e tyne. As më intereson, as për mirë as për keq. Nuk e mendoj asnjëherë. Më kujtohet se ekziston vetëm kur ndodhin këto protesta ose, kur dalin krijesa me gjoks jashtë e protestojnë me lakuriqsi kundër Putinit a dikujt të ngjashëm. Nuk i përkrah hiç kërkesat dhe pretendimet e ktyne grupeve, sepse nuk kam lidhje, nuk puqem kërkund me atë mikrobotë. A mundem unë të jetoj dhe të mos quhet se kam probleme kulturore e prapambetje po nuk isha i sensibilizuar për ato kërkesa? Logjikisht, po, ngaqë shoqëria e lirë përbëhet prej individësh të cilët ndajnë pikëpamje të ndryshme dhe kanë të drejtë t’i kenë këto pikëpamje, kanë të drejtë të kenë secili prioritetet dhe interesat e veta të listuara sipas rëndësisë, të jetojnë secili në botët dhe mikrobotët përkatëse. Ndërsa praktikisht, jo, sepse shoqëria e gënjeshtërt e lirë, synon që si model lirie të imponohet me dhunë mediatike pranimi i interesave të ngushta të një grupimi tjetër. Unë duhet patjetër të sensibilizohem dhe të përkrah gjërat personale të disa individëve të tjerë pa asnjë lidhje me mua. E pse duhet? Askush nuk mundet ta argumentojë se pse duhet. Sepse ska argument. Duke mos pasur argument dhe bazë legjitime, hyn në lojë propaganda e pamëshirshme. Je jodemokratik, je i prapambetur, je obskurantist, je obstruksionist, je fashist, je i dhunshëm, je i verbër, je i padobishëm për shoqërinë etj. E pse të gjitha këto epitete? Të gjitha këto epitete dhe etiketa sepse nuk pranon të mbështesësh gjërat personale të disa individëve të tjerë. Gjëra pa lidhje me ty, pa lidhje me bindjet e tua, pa lidhje me prioritetet e tua. Dhe, siç kuptohet, nuk je ti i prapambeturi dhe jodemokratiku në ketë mes, përkundrazi, janë ata të cilët përmes propagandës së përbindshme synojnë t’i lavazhojnë mendjet e njerëzve e tu imponojnë pikëpamjen e tyne. Sduan ta lejojnë njeriun të ketë mendim; o mendo pro nesh, o ska. O mendo pro nesh, o të denoncoj tek ambasadat si të prapambetur e si pengues të demokracisë. Na lini të jetojmë të lirë – u thonë të tjerëve – a për qejf nuk i lejojnë me jetu të lirë ata që nuk ua pranojnë pikëpamjet. Se duket prej verbit që përdorin. Më shumë shajnë e turfullojnë sesa shpjegojnë.