FOTO| Boris Johnson pastron rrugët e Britanisë së Madhe

Kryeministri Boris Johnson ka mbërritur në Derbyshire-in e goditur nga përmbytje masive teksa pjesë të tëra të Britanisë u përballën me një kaos të vërtetë prej kushteve te ashpra të motit.

Trupi i pajetë i një gruaje u nxor mes ujërave të përmbytjeve, disa drejtues mjetesh u bllokuan brenda makinave të tyre nga vërshimi i ujërave e një grup njerëzish u detyruan të flinin gjatë natës në një qendër tregtare.

Johnson mbërriti vetë në zonë për të parë nga afër situatën e nuk ngurroi të merrte shtupën e t`i hynte pastrimit bashkë me të tjerët gjatë vizitës së tij në Matlock.

Gruaja që vdiq, ishte rrëmbyer nga uji pas atyre që banorët e South Yorkshire i përshkruan si “reshje biblike“. Pamjet e marra nga ajri treguan skena shkatërrimi në Doncaster, ku banorët thanë se uji kishte mbërritur aq shpejt, sa nuk pothuajse nuk kishin pasur kohë të reagonin.