Edi Rama shkaktar i gjakut!


Nga Indrit Vokshi

Në Lezhë pata gjetur një libër me titull “Ndërtimi dhe jeta e Partisë”, botim i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste. Në atë libër <> paraqitet si shtyllë kryesore e Partisë dhe e Pushtetit Popullor. Meqenëse nuk lejonte asnjëlloj opozite, pushtetit komunist i lindte nevoja për ta kritikuar vetë veten e tij. Kritika kundrejt qeverisjes është e pranueshme, me përjashtim të rasteve kur ajo synon të përmbysë pushtetin komunist. Sipas botëkuptimit komunist, kritika duhet të shërbejë vetëm për të përmirësuar cilësinë e pushtetit, a për ta cënuar apo zëvëndësuar pushtetin, as mund të imagjinohet. Nëse tenton, kritika konsiderohet armiqësi. Autokritika ishte shplarja iluzive prej pisllikut. Zyrtari i bërë pis e ibret, përmes autokritikës premtonte se do të pastrohej dhe nuk do të bëhej më pis. Ata ishin vetë edhe pushtet edhe opozite dhe, vetë e shkaktonin pisllikun, vetë e shkaktonin dështimin ekonomik, mandej vetë e gjykonin veten e tyre dhe po vetë vendosnin se vetja duhej falur dhe duhej të mos përsëritej më gabimi.
Sot në vitin 2019, plot 29 vite prej kur supremacia komuniste kapituloi formalisht, plot 29 vite pas shoqëria shqiptare tentoi të kultivojë një botëkuptim tjetër mbi politikën, mesa duket jemi lodhur e kemi ndaluar. Jemi kthyer përsëri tek autokritika. Të gjithë shqiptarët e dinë se Edi Rama i ka promovuar titullarët apo ushtarët e krimit të organizuar. Njerëzit mund të jenë dakord apo jodakord me ketë promovim por nuk ka shqiptar që nuk e di se kjo është e vërteta. I ka futur në parlament, në bashki, në zyra të larta e të ulëta dhe i ka mbështetur disa kundër disave. Kjo është diçka publike e pakontestueshme e ditur prej të gjithëve.
Vetë Edi Rama ka kërcënuar oficerë policie, gjyqtarë e prokurorë për t’i frikësuar që të mos hetonin e gjykonin grabitjen e pasurive prej bandave të tij. Megjithatë, njëlloj si Partia Komuniste e cila vetë gabonte, vetë e kritikonte veten, vetë e falte veten dhe vetë premtonte se nuk do ta përsëriste më gabimin, Edi Rama pasi vetë i ka promovuar, vetë i ka emëruar, vetë i ka kandiduar, vetë i ka kërcënuar oficerët e prokurorët, vetë është shkaktari i ngatërresave, del dhe deklaron se po ai vetë do t’i luftojë kriminelët.
Edi Rama përmes autokritikës do ta gjykojë vetë veten e tij, do të vendosë ta falë veten dhe do të premtojë se nuk do t’i përsërisë më gabimet. Mirëpo kemi diçka të rëndësishme, diçka krejt të vogël. Edi Rama ka ngatërruar sistemet. Në demokraci kushtetuese nuk ka autokritikë, ka përgjegjesi.
Në demokraci kushtetuese nuk mund të bësh autokritikë, të falësh vetveten dhe të vazhdosh sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Në demokraci kushtetuese ka përgjegjësi morale, politike dhe ligjore. Nëse dikush arrin dhe promovon krimin e organizuar deri në atë nivel sa kaplon klimë terrori dhe pasigurie ngaqë njerëzit e dinë se bandar i mbron qeveria, ai dikush duhet larguar si një qen i keq. Duhet dënuar. Ai është shkaktar i ngatërresve, shkaktar i gjakut, shkaktar i dramave dhe u zisë familjare. I gjitha kjo për para e pasuri. Gjak për para – kjo e përkufizon Edi Ramën i cili si qenie e pështirë, duke e ditur mirë se të gjithë e dinë se ai e solli ketë situatë, aktron duke deklaruar se do t’i luftojë ata që në prag të secilave palë zgjedhje ia përcaktojnë se cilët do të jenë kandidatët e partisë së tij.

more recommended stories

loading...