Buxheti 2020| Rama nuk ka lekë për rritje pagash, por hap thesin për oligarkët

Prej disa vitesh pagat nuk janë rritur në bllok për nëpunësit publik përveç disa ndërhyrjeve mjaft të segmentuara në sektorë si shëndetësia dhe dhe policia.

Qeveria duket se do të vijojë të mos rrisë pagat edhe në dy vitet e ardhshme, siç parashikohet të paktën në treguesit makro për vitin 2020″>2020 dhe 2021.

Në tabelat e projektbuxhetit të vitit 2020″>2020 të siguruara nga Albeu.com fondit “për politika të reja pagash” është zero, ç’ka konfirmon se nëpunësit publik do të duhet të menaxhojnë shpenzimet e tyre me të njëjtat paga pavarësisht kostove të përgjithshme të jetesës që rriten nga dita në ditë.

Ndërkohë që nuk rritën pagat, qeveria pritet të paguajë 14.6 miliard lekë nga taksat e shqiptarëve për koncensionet gjatë vitit të ardhshëm.

Sa i përket shpenzimeve, qeveria synon të mbledhë rreth 502 miliard lekë në arkën e shtetit, ndërkohë që shpenzimet parashikohen në rreth 532 miliard lekë me një deficit buxhetor prej 30 miliard lekë