Brazil | Ish presidenti Lula lirohet nga burgu

Ish-presidenti brazilian, Lula u lirua sot pas një viti e gjysmë në burgim i dënuar për korrupsion. Ai u mirëprit nga një valë e madhe aktivistësh të majtë. “Luiz Inacio Lula da Silva doli në këmbë nga selia e policisë federale duke u përshëndetur ngrohtë me mbështetësit e tij dhe duke u përkulur para turmës me grushtin e ngritur”, theksuan gazetarët. Një gjyqtar brazilian autorizoi sot daljen nga burgu të ish-presidentit Lula, i cili u lirua pas një vendimi të Gjykatës së Lartë një ditë më parë. Luiz Inacio Lula da Silva, 74 vjeç, figurë historike e të majtës braziliane fitoi lirinë pas një viti e gjysmë në burg për korrupsion.