Ursula von der Leyen për Shqipërinë dhe Maqedoninë në fjalimin e saj në Konrad Adenauer Foundation

Qendrimi i Presidentes sē Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pēr Shqipērinē dhe Maqedoninē nē fjalimin e saj nē Konrad Adenauer Foundation;

„[…] Ne duhet të bëhemi më strategjikë përsa i përket interesave të jashtme të Europës: Kjo vlen edhe për çështjen e politikës së zgjerimit.

Që Ballkani Perëndimor ka një perpsektivë europiane, kjo është në interesin tonë.

Ne ndajmë të njëjtin kontinet, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe të njëjtat sfida. Ne kemi kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ato i kanë plotësuar të gjitha- tani ne duhet ti qëndrojmë fjalës sonë dhe duhet të mundësojë bisedimet e pranimit.

Nëse ne europianët nuk i japim Ballkanit Perëndimor asnjë perspektivë në anën tonë, atëherë të tjerë do të hyjnë në këtë boshllëk, qoftë Kina ose Rusia, Turqia ose Arabia Saudite.

Dhe ne nuk duhet të harrojmë: Krerët e shteteve dhe qeverive e kishin premtuar perspektivën europiane, që në vitin 2003 në samitin e Ballkanit Perëndimor në Selanik. Pas kësaj qëndronte që në atë kohë mendimi për të ngulitur idenë europiane të paqes në rajon, e cila u trondit nga konfliktet e përgjakshme 20 vjet më parë.

Dhe se sa shumë ia vlen, nëse Bashkimi ynë hap zemrën e tij, këtë e ka dëshmuar historia e Bashkimit Europian që nga viti 1989. […]“